Labinot Rexha: “Nga Janari do të jem me srategji tjetër të karrierës sime”

Mediale Vip

Labinot Rexha: “Nga Janari do të jem me srategji tjetër të karrierës sime”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:51
Labinot Rexha

Ai ka vite dhe vite karrierë muzikore e qoftë solo por edhe në bashkëpunime ka shumë hite në tregun muzikor shqiptar. Eshtë një këngëtar që nuk ka matës shikimet në Youtube, por punën dhe ftesat ku është kudo i kërkuar dhe nuk e quan angazhime vetëm në fundvit sepse për të në çdo fundjavë është i angazhuar dhe mbi të gjitha në dasma kudo.

Ky është këngëtari Labinot Rexha, i cili në intervistën për gazetën tonë na rrëfen pa dorëza çdo gjë, madje shpesh herë e quan tregun e muzikës sot një “Tmerr”. Por pse ai flet kaq hapur dhe çfarë mendon ai për bukuroshet e skenës që janë shtuar shumë këto vite, dhe për kë mendon Labinoti se disa këngëtarë kanë nisur me deformu veten, apo kush nuk është muzikë sipas tij?! Këto i lexoni në intervistën në vijim!

“Bota sot”: Si e kemi Labin në këtë fundvit, me plot angazhime?

-Jam shum i previligjuar dhe i çmuar dhe jam shumë krenar që vërtet më suportoni, shikoni unë bëj muzikë dhe këngë të cilësisë së lartë , nuk më intereson shuë shikueshmëria a ka apo s’ka, rëndësi ka se uë sjell në treg muzikë e cila ka shpirt ka thënie. Nuk e di si ka mundësi kjo rinia kur del një kenge nga ndonjë reper e quanjë “Wow” çfaë këngë apo çfarë muzikë, repi nuk ka muzikë, as harmoni në muzikë, reperët nuk janë këngëtar por janë poet aq! Nuk ka lidhje fare rrepi me këngë! Labinot Rexha është i angazhuar jo vetëm këtë fundvit por çdo vikend nëpër mbrëmje dhe dasma ! Nga janari do jem me një strategji tjeter të karrierës time !Do punoj ndryshe nga tani që kam punuar, sigurish do bëj klipe me investim më të madh nga produksioni Loni !

“Bota sot”: Si shkojnë dasmat e dimë që keni shumëkërkesa?

-Dhe siç e dini unë jam i stërgarkuar në dasma verës! Dhe mbi 300 dasma u jap edhe këngëtarëve të tjerë, por s’ka lidhje do e do që kanë emër duhet me këndu në dasëm.

“Bota sot”: Por sot thuajse të gjithë këngëtarët ia kanë mësy dasmave?

-Nuk e kuptoj disa kolegë që jaë kanë nisur me deformu veten , vetëm nga rrepi e nga muzika zbavitëse duke këndu këngë me def vetëm e vetëm me arrit në dasma. Kjo është tmerr, e produksionet tona xhirimet tëë fundvitit i kanë bërë si kabaretë, si puf, lloj-lloj vajze vetëm që është e bukur e bëjnë të këndojë vetëm e vetëm që të përfitojnë apo ti bëjnë dashnore ato vajza. Tmer muzika! Tani duke blerë shikime shumë tmer, hajr e bën Zoti inshallah.

“Bot sot”: Me kë keni bashkëpëunime?

Bashkëpunime kam pasur dhe do kem përsëri me kompozitorin B2N.

“Bota sot”: Tani në vitin që vjen do të shohim po kaq aktiv por me strategji tjetër?

-Po ashtu si ju thash më herët viti që vjen kemi një strategji të punës, me ekipin tim! Jemi në bisedime po ashtu edhe me menaxherin Jetmir Agaj, dhe besoj se do arrijmë një bashkëpunim të fuqishëm me të.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat