Vjollca Selimi: “Jam person që e dua punën me zemër, dhe duke iu falenderuar gjithmonë familjes time që më mbështesin pa masë, ia dal për mrekulli"

Mediale Vip

Vjollca Selimi: “Jam person që e dua punën me zemër, dhe duke iu falenderuar gjithmonë familjes time që më mbështesin pa masë, ia dal për mrekulli"

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Vjollca Selimi

 Ka vite e vite në skenë, gjithmonë e qetë e me një zë të ëmbël në muzikën që bën por mbi të gjitha e suksesshme dhe mjaft e kërkuar. Falë impenjimet të saj, por duke u mbështetur fort nga familja këtë fundvit atë e pamë me plot këngë të bukura dhe kryrsisht potpuri festive që po priten mjat mirë. Kjo është këngëtarja Vjollca Selimi, e cila në rrëfimin e saj për gazetën tonë na tregon se ku e merr këtë energji për të qenë kudo, megjithëse është jo vetëm këngëtare e suksesshme, por edhe nënë dhe bashkëshorte mjaft e mirë.

Cfarë mendon ajo për bashkëpunimet e shumta që sollën kolegët, e ku do ta presë artistja Vitin e ri, dhe të tjera gjëra na i tregon me sinqertet në intervistën më poshtë!

“Bota sot”: Vjollca me plot angazhime në këtë fundvit ia dole?

-Po edhe këtë vit si gjithë vitet e tjera ishte përplot angazhime, po me vullnet të mirë dhe me ndihmën e familjes ia dolëm edhe atë për mrekulli.

“Bota sot”: Cili ishte bashkëpunimi apo kënga më e bukur që mendon se ia vlejti që dhurove këtë fundvit?

-Po duke patur parasysh që edhe këtë vit kam bashkëpunime të shumta unë mendoj që njëri ndër bashkëpunimet që ishte pak më i veçantë se të tjerët ishte bashkëpunimi që kemi sjellë potpurinë me Defatoret-Shamikuqet nga Ferizaj. Sipas shumë komenteve që kemi marrë ishte një bashkëpunim shumë i mirë dhe interesant.

“Bota sot”: Po artistët e tjerë i ndoqe çfarë sollën se këtë vit thuajse të gjithë kishin bërë potpuri?

-Po shumë e vërtetë që këtë vit pothuajse shumica e artistëve kanë patur bashkëpunime mes vete me potpuri të ndryshme, i kam përcjellur shumicën dhe më kanë pëlqyer shumë, andaj ju dëshiroj shumë suksese!.

“Bota sot”: Thuhet si me shaka që kur bëri Vjollca Selimi duet me Mahmut Fehratin këngëtarja Shyhrete Behluli nuk bashkëpunon më me të?

-(Qesh) Jooo, unë nuk mendoj aspak që është e vërtetë, i njoh që të dy dhe me të vërtetë janë njerëz shumë të mirë, dhe normalisht që ndërkohë do të kenë një bashkëpunim.

“Bota sot”: Si do ta përkufizoje vitin qe po ikën i suksesshëm për ty apo ai që vjen do jetë më i fortë?

-Me pak fjalë viti 2018-ishte njëri ndër vitet më të mira për mua, por them me shumë bindje që ky vit që po troket do të jetë edhe më i fuqishëm e më i sukseshem se sa vitet tjera, po do ia lëmë muajve në vazhdim.

“Bota sot”: Jeni dhe bashkëshorte dhe nënë e mirë dhe mjaft e kërkuar si artiste si mundeni të gjitha këto ti arrini?

-Po është e vërtetë, me qenë nënë, bashkëshorte dhe artiste nuk është edhe aq e lehtë, por të ju tregoj shumë sinqerisht se jam person që e dua punën me zemër dhe duke iu falenderuar gjithmonë familjes time që më mbështesin pa masë, ia dal për mrekulli.

“Bota sot”: Keni thënë ndonjëherë "boll s’po mundem më"?

-Jo as edhe njëherë, edhe pse kjo punë me të vërtetë që ka shpeshherë vështirësitë e veta, mirëpo asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe as që mendoj të dorëzohem, përderisa më punon zëri dhe normalisht shëndeti nuk do ndalem.

“Bota sot”: Po për dukjen e bukur në veshje dhe look keni dikën që pa to nuk mundeni?

-Po kam disa vite që sa i përket veshjes time kam një bashkëpunim të ngushtë me Vlorën & Kaltrinën nga Ferizaj që dua t’i falenderoj nga zemra që kujdesen sa e sa vite për mua, dhe me fustanet e tyre ndjehem sikur një mbretëreshë, ndërsa për dukjen përkujdeset salloni “Njomza” që falenderoj nga zemra

. “Bota sot”: Viti i Ri ku do të gjejë? -Natën e parë si zakonisht kam dëshirë të jem me familjen, pastaj do jem në Gjermani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat