Amber Heard rrëfen jetën e vështirë pasi akuzoi Johnny Depp

Mediale Vip

Amber Heard rrëfen jetën e vështirë pasi akuzoi Johnny Depp

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:27
Amber Heard ka treguar për herë të parë për jetën e saj pasi denoncoi për dhunë aktorin hollivudian Johnny Depp

Johnny Depp dhe Amber Heard i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016, duke lënë pas një histori që komentohet ende në media.

Amber Heard ka treguar për herë të parë për jetën e saj pasi denoncoi për dhunë aktorin hollivudian Johnny Depp.

Në një intervistë për “Washington Post” ajo zbuloi disa të pathënë që i ka mbajtur të fshehta për në kohë të gjatë.

Amber tregoi e trishtuar se i është dashur që të ndryshojë numrin çdo javë për shkak të kërcënimeve të shumta që i vinin dhe madje ka humbur edhe kontrata pune nga ky rast.

“Unë po shkruaj si një grua që i duhej të ndryshonte numrin e telefonit çdo javë, sepse merrja kërcënime me vdekje. Ndjeva sikur po gjykohesha në gjykatën e opinionit publik dhe jeta ime varej nga gjykimet e panumërta përtej kontrollit tim”,- u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat