Këngëtari Agon Latifi sjell këngën e re “Si ti”

Mediale Vip

Këngëtari Agon Latifi sjell këngën e re “Si ti”

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Agon Latifi

Këngëtari i ri, Aron Latifi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Si ti” titullohet kënga e tij më e re, e cila është pasuese e dy projekteve paraprake shumë të suksesshme “Drejt n’zemër” dhe “Mos e nal”.

Kënga “Si ti” është punuar nga Gesko dhe nën producimin e Cricket.

Ndërkohë, kjo këngë është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Latifi vjen me një performancë mjaft atraktive, dhe që i përshtatet stilit të këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

Aron Latifi është lindur në Belgjikë, ndërkohë që është rikthyer viteve të fundit në Kosovë, me shpresën për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore në vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat