Modelja 29-vjeçar i palestrës vendosi të heqë dorë nga implantet e gjirit për shkak se ato i shkaktuan probleme shëndetësore.
Sia Cooper, 29-vjeç, tha se për shkak të salikonit për shtatë vjet kishte "mjegull në tru, njolla të mprehta dhe skuqje."
Blogerja e fitnesit nga Destin, Florida, vendosi implantet në tetor 2011 për të rritur vetëbesimin.
Gjatë shtatë vjetëve të fundit, ajo vuante nga lodhja ekstreme, skuqjet e fytyrës, dhimbjet në gjoks, humbja e flokëve dhe shtimi i peshës.
Pasi testet e shumta të gjakut i dolën negative, ajo dyshoi se vuante nga ajo që e përshkroi si 'sëmundje implantimi të gjirit'.
Cooper hoqi implantet e saj dy javë më parë dhe, tani thotë se skuqjet e saj janë larguar, ka humbur në peshë dhe ka më shumë energji.