Fituesi i Këngës Magjike 2012 është Alban Skenderaj

Mediale Vip

Fituesi i Këngës Magjike 2012 është Alban Skenderaj

Më: 11 nëntor 2012 Në ora: 09:48

Kënga "Refuzoj" e këngëtarit Alban Skënderaj është fituese e festivalit "Kënga Magjike 2012". Vendi i dytë i takoi Aleksandër dhe Renis Gjokës, kurse vendin e tretë e rrëmbeu Juliana Pasha. Pas marrjes së çmimit këngëtari fitues, Alban Skënderaj tha se ndihet shumë i lumtur me çmimin e parë. "Jam jashtë mase i lumtur. Ndihem si një fëmijë, dhe i vlerësoi si momentet më të bukura të jetës. Jam i lutmur që u vlerësua kënga në këtë vit të rëndësishëm për të gjithë ne", tha Skënderaj. Kurse, kënga mjaft e pëlqyer nga publiku, "Ngjyra e kuqe", e Adrian Gaxhës në bashkëpunim me Florianin fitoi çmimin e internetit si kënga më e klikuar.

Ja këngëtarët dhe çmimet që morën :

Vendi i parë –Alban Skënderaj

Vendi i dytë – Aleksandër dhe Renis Gjoka

Vendi i tretë – Juliana Pasha

Çmimi i AMC-së – Kejsi Tola

Çmimi Çesk Zadeja- Era Rusi

Best stil- Stine

Çmimi televiziv – Rrezara Shkurta

Bashkëpunimi më i mire – Gjesika dhe Mateus Frroku

Best performance- Blerta Gaqe

Kantautori më i mire – Andos

Çmimi i kritikës – Eliza Hoxha

Çmimi diskografik- Xhensila Myrtezaj

Interpretimi më i mire – Rozana Radi

Çmimi tendencë – Bojken Lako

Çmimi Jon music-Greta Koçi

Çmimi i kontributit artistik – Pirro Çako

Çmimi best rock – Aleksandër dhe Renis Gjoka

Çmimi etno music – Eli Fara

Çmimi i produksionit- Ermal Mamaqi

Çmimi i internetit – Adrian Gaxha ft Floriani

Best vokal – Juliana Pasha

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat