Spielberg, president i jurisë në Kanë

Mediale Vip

Spielberg, president i jurisë në Kanë

Më: 28 shkurt 2013 Në ora: 16:12

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Steven Spielberg do të jetë president i jurisë së Festivalit të Kanës që do të mbahet këtë vit.

Spielberg, i cili ka prezantuar filma të shumtë në Kanë, e ka cilësuar zgjedhjen e tij si një “nder dhe privilegj”.

“Admirimi im për misionin e festivalit për të nxjerrë në pah filma në gjuhë të ndryshme është parësor”, ka deklaruar Spielberg.

Festivali do të mbahet në datat 15-26 maj. “Për gjashtë dekada, Kana ka shërbyer si një platformë për zbulimin dhe prezantimin para botës të filmave të jashtëzakonshëm”, ka shtuar regjisori.

Në karierën e tij 40-vjeçare, Spielberg ka prodhuar 27 filma. Filmi i tij i fundit, “Lincoln”, mori 12 nominime për çmimin Oscar, duke fituar dy, përfshirë atë për aktorin më të mirë, që i shkoi Daniel Day Lewis.

Organizatorët e Festivalit të Kanës deklaruan se puna e Spielberg shkon përtej një spektri të gjerë, nga filmat argëtues, tek ata seriozë mbi historinë, racizmin dhe gjendjen njerëzore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat