"I'm Alive" e dyta më e klikuar nga konkurrentët

Mediale Vip

"I'm Alive" e dyta më e klikuar nga konkurrentët

Më: 27 mars 2015 Në ora: 18:58

Elhaida Dani është bërë sensacion në YouTube me këngën e saj “I’m Alive”. 24 orë pas publikimit, kënga ka marrë rreth 200 mijë klikime ndërsa deri më sot ka marrë mbi 1 milionë klikime në YouTube.

Pasi e ka zëvendësuar këngën “Diell” me këngën “I’m Alive”, Elhaida ka marrë mjaft komente pozitive dhe pëlqime. Mesa duket, ndryshimi i këngës i ka sjellë asaj sukses.

Për momentin, "I'm Alive" është kënga e dytë më e klikuar prej këngëtarëve të tjerë pjesëmarrës në këtë garë. Ndërsa më e klikuara vazhdon të jetë kënga e Armenisë, "Don't deny" e grupit Genealogy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat