Angelina Jolie: Srebrenica më ka lënë shenjë të thellë në shpirt - Bota Sot
Angelina Jolie: Srebrenica më ka lënë shenjë të thellë në shpirt

Mediale Vip

Angelina Jolie: Srebrenica më ka lënë shenjë të thellë në shpirt

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 14:29

Aktorja e famshme dhe ambasadore e posaçme e UNHCR-së, Angelina Jolie Pitt, me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ka thënë se kurrë s’do ta harrojë vizitën fabrikës në Potoçare, ku mijëra djem dhe burra boshnjakë u likuiduan në aktin brutal të gjenocidit serb.

“Ai vend i ftohtë, i zbrazët dhe i shkretuar dhe ato mure ku janë rreshtuar histori dhe kujtime individuale, lë ndjenjë të tmerrshme, që ngulitet thellë në eshtrat e çdo vizitori”, ka thënë Jolie Pitt.

Ajo ka shtuar se secili që shkon atje bën rishikimin e humanitetit dhe pyet veten se si kushdo mund të përjetojë humbjen e të afërmve në rrethana aq të tmerrshme.

“Te nënat e Srebrenicës kam gjetur një kundërshti të fuqishme të asaj të keqeje. Në mirësinë e tyre të pakufi, në dinjitetin dhe maturinë me të cilën ruajnë kujtimet për fëmijët e vet. Vendosmëria e tyre për të flakur tutje hakmarrjen dhe urrejtjen është fuqia e cila më ka lënë të pagojë”, ka thënë Jolie Pitt.

Ajo beson se dhembja e atyre që e kanë përjetuar luftën në Bosnje e Hercegovinë kurrë s’do të zhduket.

“Në thelbin e vet ajo bëhet vetëm edhe më e keqe për shkak të atyre që i mohojnë faktet historike. Prandaj ka rëndësi edhe më të madhe që të ndihmojmë të gjithë ne, të cilët jemi miq të Bosnje e Hercegovinës, që kujtimi për Srebrenicën kurrë të mos zbehet”, ka thënë Jolie Pitt.

Aktorja dhe aktivistja humanitare në mars të vitit të kaluar vizitoi Qendrën Memoriale në Potoçare në cilësinë e ambasadores së UNHCR-së, bashkë me shefin e atëhershëm të diplomacisë britanike Willam Hague.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...