Bono flet në emër të refugjatëve: Unë nuk sjell rrezik, unë jam në rrezik! (Video)

Mediale Vip

Bono flet në emër të refugjatëve: Unë nuk sjell rrezik, unë jam në rrezik! (Video)

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 11:47

Frontmeni i “U2”, Bono, gjatë një koncerti në Itali u ka bërë thirrje politikanëve të shteteve të fuqishme evropiane që ta ndryshojnë qëndrimin ndaj refugjatëve nga Siria.

Rokeri është i njohur për punën e tij humanitare , prandaj ka dërguar mesazhe të njëpasnjëshme që të ndihmohen refugjatët.

Pasi interpretoi këngën “Bullet the Blue Sky”, ai theksoi: “Unë nuk jam i rrezikshëm, unë jam në rrezik”, duke iu referuar kështu të ikurve nga lufta në Siri.

Në fillim të këngës “Where the Streets Have No Name”, Bono përfshiu një pjesë të tekstit nga kënga “Zooropa” që mori një kontekst krejt ndryshe duke folur për refugjatët sirianë.

“Çfarë dëshironi? Një Evropë me zemër dhe kufij të e mbyllur për mëshirë? Apo një Evropë me zemër të hapur? Çfarë dëshironi? Një vend që mund ta quani shtëpi”, ishte një ndër deklaratat e shumta të Bonos për këtë çështje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat