2 punonjës lanë shërbimin e shkuan të blinin byrek, del video e re e grabitjes spektakolare në Rinas - Bota Sot
2 punonjës lanë shërbimin e shkuan të blinin byrek, del video e re e grabitjes spektakolare në Rinas

Shqipëria

2 punonjës lanë shërbimin e shkuan të blinin byrek, del video e re e grabitjes spektakolare në Rinas

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 09:51
Ilustrim

Prokuroria administron një video të re që tregon veprimet e abuzimit me detyrën dhe braktisjen e shërbimit të sigurisë së punonjësve të aeroportit “Nënë Tereza”, në momentin kur grabiten gati 1 milion euro.

Ajo tregon se jo të gjithë shërbimet e sigurisë së kompanisë “ICTS Albania” kanë qenë në detyrë. Videoja e re tashmë është administruar në dosje si provë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila do përdoret në gjykatë për të provuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” si disa prej punonjësve të arrestuar për këtë çështje.

Në pamjet filmike, dy nga punonjësit e sigurisë së pistës së aeroportit “Nënë Tereza” vetëm pak minuta para se të hynte makina e kuqe e grabitësve, janë larguar nga shërbimi. Nga verifikimi me imtësi i këtyre pamjeve filmike, punonjësit e sigurisë kthehen sërish në shërbim, por në duar mbanin një qese, në të cilën kishin futur byrek. Një fakt i tillë është pranuar dhe nga marrja në pyetje e këtyre punonjësve të cilët kanë pranuar se janë larguar nga shërbimi, pasi ishin larguar të blinin diçka për të ngrënë, për shkak të orarit të drekës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...