Në prag të festës së Vitit të Ri, familja Xhelili bëhet me banesë

Mitrovica

Në prag të festës së Vitit të Ri, familja Xhelili bëhet me banesë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Në prag të festës së Vitit të Ri, familja Xhelili bëhet me banesë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, sot ishin pjesë e një akti human, me ç’rast familjes Xhelili nga Mitrovica i janë dhuruar çelësat e banesës.

Përfituesja e banesës Rukije Xhelili, e cila deri më tani jetoi në kushte të vështira, përbëhet nga 4 anëtarë dhe sot është bërë me banesë falë zemërgjerësisë së familjes Mehmeti nga fshati Prekaz që tashmë jetojnë në Lum të Madh të Vushtrrisë.

Zahit Mehmeti tha se këtë banesë e kanë dhuruar me qëllimin e vetëm që tu realizohen tri dëshira të kahmotshme të tij, me krenari për luftën e UÇK-së, krijimin e ushtrinë sonë dhe dëshira për të bërë një familje me shtëpi.

Ndërsa, kryetari Bahtiri falënderoi familjen Mehmeti për zemërgjerësinë e tyre që të gëzojë një familje pa kulm mbi kokë, pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri.

“Në Mitrovicë ka mjaft familje që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, andaj investimi që ju bënë për të ndihmuar këto familje ka domethënie të rëndësishme. Kontributi i juaj në këtë drejtim është për t’u vlerësuar shumë dhe qytetarët e Mitrovicës do të jenë mirënjohës”, tha Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat