Ka përfunduar peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri thotë se nënshkruan edhe serbët - Bota Sot
Ka përfunduar peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri thotë se nënshkruan edhe serbët

Mitrovica

Ka përfunduar peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri thotë se nënshkruan edhe serbët

Më: 1 janar 2019 Në ora: 18:37
Agim Bahtiri

Të dielën mbrëma ka përfunduar peticioni i iniciuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari Bahtiri, i cili ka thënë se janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime.

Sipas tij, këtë peticion e kanë nënshkruar edhe serbët.

“Peticioni ka përfunduar të dielën. Nënshkrimet kanë kaluar diku numrin 10 mijë. Mendoj që kanë qenë shumica e qytetarëve të cilët e kanë nënshkruar këtë peticion. Pra qytetarët e gjithë Mitrovicës, ka edhe serb që kanë nënshkruar këtë peticion”, është shprehur Bahtiri.

Por sa i përket këtij peticioni, analisti Imer Mushkolaj thotë se Bahtiri po luan me kartën e popullizmit.

Në një pronocim për mediat vendore,  ai ka thënë se Mitrovica nuk mund të bashkohet me peticione dhe se ajo mund të ndodh vetëm nëse Serbisë i jepet pjesa tjetër.

‘Agim Bahtiri po luan me kartën e popullzimit. Mitrovica nuk mund të bashkohet me peticione. Mitrovica mund të jetë një qytet, një komunë, por vetëm nëse Serbisë i jepet pjesë tjetër e veriut, respektivisht Zvecani, Zubin Potoku e Leposaviqi. Kjo duket se do të ndodhë’, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe, kjo iniciativë nuk e ka gjetur përkrahjen e krerëve institucional, madje kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar atë si një lojë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...