Mitrovica bëhet me parking nëntokësor - Bota Sot
Mitrovica bëhet me parking nëntokësor

Mitrovica

Mitrovica bëhet me parking nëntokësor

Më: 5 janar 2019 Në ora: 23:59
Mitrovicë

Sot në Mitrovicë është përuruar parkingu nëntokësor.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili këtë parking e cilësoi me standarde evropiane dhe moderne, duke e vënë në pah si projekt mjaft të nevojshëm për qytetin që ai e drejton.

Bahtiri deklaroi se këtë pronë komunale e ka dhënë në shfrytëzim duke e parë mungesën e parkingjeve dhe në këtë mënyrë tani do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve nëpër rrugët kryesore si dhe që mitrovicasit do të kenë mundësi t’i kryejnë shërbimet në vendin e tyre pa e pasur problem ku ta lënë veturën.

Bëhet e ditur se parkingu në fjalë posedon sistem të kamerave, ndriçim dhe mundësi për parkim të afro 50 veturave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...