Në Mitrovicë të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Mitrovica

Në Mitrovicë të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Nga: F.B Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:15
Në Mitrovicë të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, i shoqëruar nga shefi i sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, kanë inspektuar të gjitha rrugët në qytetin e Mitrovicës dhe fshatrat përreth.

Të gjitha rrugët në territorin e komunës së Mitrovicës janë të kalueshme, ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri.

Ai ka thënë se bora që ka rënë gjatë këtyre ditëve në tërë territorin e komunës, e ka bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve, mirëpo ne si drejtori komunale kemi qenë në gatishmëri dhe falë angazhimit të shtuar edhe nga kompanitë e kontraktuara tani të gjitha rrugët në fshatra dhe në qytetin e Mitrovicës janë të kalueshme.

Drejtori Bahtiri falënderoi të gjitha kompanitë kontraktuese të cilat kanë dalë vazhdimisht në terren dhe janë në gjendje gatishmërie, për të intervenuar në rast se do të ketë të reshura të borës dhe do të shfaqen pengesa të tjera në qarkullim. Intervenim ka pasur edhe nëpër rrugët e qytetit dhe të periferisë dhe aktualisht gjendja e tyre është mjaft e  mirë.

“Kemi ndërmarrë masa të duhura për të ofruar ndihmë për banorët e Shalës së Bajgorës, ku dimri zakonisht është më i ashpër. Do të shtohet përkujdesja për banorët e këtij rajoni”, tha ndër të tjera drejtori Bahtiri.

Zyrtarët e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim thanë se komuna e Mitrovicës së bashku me operatorët ekonomik janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që të mos ketë ndonjë fatkeqësi eventuale. Me këtë rast apelohet për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore.

Komuna e Mitrovicës, si asnjëherë më parë ka ngritur dhe mobilizuar gjithë infrastrukturën e nevojshme në funksion të mirëmbajtjes dimërore të akseve rrugore, për të shmangur bllokimin e zonave të caktuara si dhe evituar fatkeqësitë njerëzore.

Ekipet e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, janë duke punuar me orare të shtuar edhe gjatë natës vetëm e vetëm që të kemi rrugët e pastruara nga bora.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat