Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Mitrovica

Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:04
Trepça

Minatorët e Trepçes kanë ndërprerë grevën e cila ka filluar javën e kaluar.

Kryetari Sindikatës së Trepçes, Shyqri Sadiku, tha se pas takimit që kanë mbajt me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vendosën të ndërprenë grevën

“Në takimin që patëm me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik na u premtua që do të realizohen kërkesat e tona”, tha Sadiku.

Më tej ai shtoi se nëse premtimet nuk përmbushen greva do të vazhdojë përsëri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat