Në homazhet në njëvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit merr pjesë edhe ministri Ljajiç

Mitrovica

Në homazhet në njëvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit merr pjesë edhe ministri Ljajiç

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:06
Oliver Ivanoviq

Në ceremoninë përkujtimore dhe homazhet në njëvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit morën pjesë përfaqësues të partive politike të serbëve nga Kosova që kanë mbështetur politikën e tij dhe ministri në Qeverinë e Serbisë Rasim Ljajiç

Përpara objektit të selisë së Iniciativës Qytetare “ Liri demokraci, Drejtësi”(GI SDP) në Mitrovicë në vendin ku një vit më parë më 16 janar është vrarë lideri I këtij subjekti Oliver Ivanoviq janë ndezur qirinj dhe janë vendosur lule nga anëtarët e familjes, kolegët nga subjekti, qytetarët dhe miqtë e tij.

Me këtë rast funksionarja  e GI SDP Ksenija Bozhoviq ka kërkuar nga përgjegjësit sigurisë që të zbulohen dhe dënohen vrasësit e Oliver Ivanoviqit.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësuesit e partive të serbëve të Kosovës, që kanë mbështetur politikën e tij si dhe ministri në Qeverinë e Serbisë Rasim Llajiç

Siç dihet një vit më parë më 16 janar në orët e para të mëngjesit përpara objektit të selisë së partisë GI SDP është qëlluar të vdekje lideri I këtij subjekti, ndërsa një vit më pas ende rasti është në hetime dhe nuk ka informacione deri ku kanë shkuar hetimet në zbardhjen e kësaj vrasje.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat