Bahtiri: Peticioni do të kaloj në Kuvend, Mitrovica do të ketë vetëm një kryetar

Mitrovica

Bahtiri: Peticioni do të kaloj në Kuvend, Mitrovica do të ketë vetëm një kryetar

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:05
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për peticionin për bashkimin e Mitrovicës, i cili është dorëzuar të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 16.594 nënshkrime nga qytetarët e Mitrovicës.

Bahtiri tha se pret që ky peticion të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Mitrovica të jetë e lirë për të gjithë qytetarët e saj.

“Peticioni sigurisht që do të futet në votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të kaloj dhe qyteti do të jetë me një status, me një kryetar dhe i cili do të jetë i lirë dhe në pjesën e veriut”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjini.

Sipas tij, peticioni është bërë që të korrigjohet padrejtësia që iu është bërë qytetarëve të Mitrovicës, me ndarjen e këtij qyteti.

“Peticioni kërkon korrigjimin me të cilën u bë padrejtësi për qytetarët e Mitrovicës. Qytetarët duhet të ndjehen të lirshëm. Nuk mund t’i lëmë qytetarët e Mitrovicës nën strukturat ilegale të Serbisë. Kjo është pasqyrim që na ka dërguar drejt këtij versioni. Pas bashkimit të qytetit do të bëhet zhvillimi ekonomik duke lutur Qeverinë e Kosovës që të sjellin mjete shtesë”, theksoi ai.

Ai po ashtu foli edhe për pastrimin e rrugëve të qytetit të Mitrovicës, duke thënë se të gjitha rrugët janë të lëvizshme për qytetarët e saj.

“Është perfektë. Nuk e di cili qytet ka bërë përpjekje maksimale të mos ketë probleme me lëvizjen e lirë. Janë diku pesë kompani që do ta bëjnë punën e tyre perfektë. Po punojmë edhe për heqjen e akullit”, potencoi Bahtiri.

Ndryshe, të mërkurën është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16.594 nënshkrime.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat