Mitrovica bëhet me Mamograf pas pesë vitesh pritje

Mitrovica

Mitrovica bëhet me Mamograf pas pesë vitesh pritje

Më: 20 janar 2019 Në ora: 10:05
Mamograf

Pas pesë vjetësh, kur OJQ “Mundësia” kishte nisur aksionin për grumbullimin e mjeteve për blerjen e një mamografi për diagnostikimin e sëmundjes së kancerit të gjirit për gratë e Mitrovicës, mamografi i cili ka kushtuar 41.700 euro është vendosur në QKMF “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë

Mitrovica, respektivisht spitali rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë kanë qenë të vetmet në Kosovë që nuk kanë poseduar një aparat, mamograf tepër i nevojshëm për diagnostikimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Gratë e Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, Skenderaj e Vushtrri, janë detyruar që kontrollet t’i kryejnë në Prishtinë, të shumtën në QKUK, por shumë sosh në pamundësi për t’i kryer shërbimet në Prishtinë janë vonuar me diagnostikimin e kësaj sëmundjeje dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen.

Duke parë këtë gjendje alarmante në shëndetësinë e Komunës së Mitrovicës dhe duke qenë të bindur se Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nuk është duke ndërmarrë asgjë për ta pajisur Spitalin Rajonal të Mitrovicës me mamograf, si dhe duke u nisur nga fakti i rritjes së vazhdueshme të rasteve me tumor në gji, por edhe problemeve të trajtimit dhe kontrollit në mamograf për gratë dhe femrat e komunës së Mitrovicës, organizata “Mundësia”, e cila udhëhiqet nga Hasime Tahiri, para pesë vjetësh pati ndërmarrë një aksion për grumbullimin e mjeteve për ta blerë mamografin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat