Agim Bahtiri ka një kërkesë për mësimdhënësit - Bota Sot
Agim Bahtiri ka një kërkesë për mësimdhënësit

Mitrovica

Agim Bahtiri ka një kërkesë për mësimdhënësit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:19
Agim Bahtiri

Pas vendimit të sotëm nga Qeveria e Kosovës për rritje të pagave, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri iu ka bërë serish thirrje mësimdhënësve që të ndërpresin grevën dhe t’i kthehen procesit mësimor.

“Unë do të doja që rrogat të rriteshin edhe më shumë, por kjo rritje që ndodhi sot është maksimumi qe ka pasur mundësi Qeveria jonë. Nuk ka arsye më që mësimi të mos filloj nesër, sepse nuk mund t’i lëmë fëmijët rrugëve dhe pa adresë”, porosit Bahtiri në një shkrim të postuar në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Komuna e Junikut dhe Deçanit kanë bërë thirrje që nesër të fillojë procesi mësimor, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ngritje të pagave, duke ndarë 20 milionë euro.

SBASHK, nga ana e tij, këmbëngulë për rritje pagash prej 30 për qind, duke thënë se greva do të vazhdojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...