KEDS: Djegia në Trepçë shkaktoi ndërprerjen e energjisë në Mitrovicë

Mitrovica

KEDS: Djegia në Trepçë shkaktoi ndërprerjen e energjisë në Mitrovicë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:48
KEDS

Sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda objektit të Trepçës, që është edhe në pronësi të kësaj ndërmarrje. Të njëjtën kohë është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë dhe kjo ka bërë që Mitrovica të jetë pa energji elektrike, bën të ditur KEDS përmes një komunikate për media.

KEDS thotë se ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dalur në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.

“KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepça dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë”, theksohet në komunikatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat