Sindikata thotë se u bllokuan 100 minatorë, Valdrin Lluka thotë që janë vetëm 10

Mitrovica

Sindikata thotë se u bllokuan 100 minatorë, Valdrin Lluka thotë që janë vetëm 10

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:33
Trepça

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se gjendja aktuale e minatorëve të ngujuar në minierën e Trepçës nuk është alarmante.

Sipas tij, të ngujuar janë vetëm 10 minatorë, e jo siç ka deklaruar kryetari i sindikatës, Shyqyri Sadiku.

Lluka madje deklaron se miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes.

Kjo ka ndodhur ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht, duke ndërprerë energjinë elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike.

“Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t'i shpëtojnë të gjithë minatorët. Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë me shëndet dhe së shpejti ti bashkohen familjeve të tyre”, thotë Lluka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat