Çfarë duhet të bëjnë qytetarët e Mitrovicës, që të kenë rrymë sikur serbët e Veriut?

Mitrovica

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët e Mitrovicës, që të kenë rrymë sikur serbët e Veriut?

Nga: D. B Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:37
KEDS

Qytetarët e Mitrovicës në pjesën e Jugut,  për 4 ditë rresht kanë mbetur në errësirë  dhe në të ftohtë, në këto ditë dimri, kjo për shkak të një trafos së prishur në këtë pjesë.

Dhe përderisa serbët e Veriut të Mitrovicës kanë rrymë 24 me 24, pjesa tjetër e harruar e Kosovës nga Institucionet e vendit dhe atyre që udhëheqin këtë shtet, këta banorë i lënë çdo ditë nga 6 orë në terr, pa iu bërë fare vonë që në mesin e tyre, ka fëmijë, pleq dhe gra shtatzëna.

Qytetari Xhylazim Peci, i cili që nga dita e martë e kalon i mbështjellë me batanije, dhe qirinj të ndezur, ka thënë për “Bota sot” se në këtë ditë të ftohta dimri është shumë e papërballueshme që ti kalojnë në errësirë dhe të mërdhirë, duke marrë parasysh se në mesin e tyre ka pleq e fëmijë.

Image
Xhylazim Peci

“Ne kemi mbetur në errësirë për 4 ditë rresht për shkak të djegës së trafos kryesore në Shipkovc të Mitrovicës. Që nga dita e martë ne po i zbardhim mëngjeset si në kohën parahistorike, me qirinj e llampa. Kjo me të vërtetë nuk është e drejtë në shek.21 e aq më shumë kur dihet se tani është dimri dhe temperaturat janë të ulëta. Ne vetëm  3 orë kemi rrymë, kurse 6 të tjera, i presim në terr, të mbështjellë nëpër qoshet e dhomave me batanije”, ka thënë qytetari Peci.

Sipas tij, kjo nuk është e drejtë përderisa në pjesën tjetër të Veriut të Mitrovicës rryma nuk ndalet, bile paguajnë qytetarët e Kosovës  për ta.

“Ne po kemi pak fat që jemi përballe Suhodollit, bile pak po na bëjnë dritë nga larg llampat e neonit dhe dritat e serbeve të Veriut sa për ti para fytyrat e njëri-tjetrit. Sepse dihet që atyre kurrë nuk iu ndalet rryma, dhe po të ndodh vetëm një prishje e vogël tek ata, gjithçka rregullohet me kohë”, edhe përkundër faktit që të tillët nuk kanë paguar rrymë që nga paslufta”, është shprehur i mllefosur qytetari Xhylazim Peci.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat