Mitrovicë: Serbët do të protestojnë sot në mesditë - Bota Sot
Mitrovicë: Serbët do të protestojnë sot në mesditë

Mitrovica

Mitrovicë: Serbët do të protestojnë sot në mesditë

Nga: F.B Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:40
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës në veri do të protestojnë sot para selisë së EULEX-it në kundërshtim të synimit të kryetarit të Mitrovicës në jug që të udhëheq edhe pjesën veriore, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ftesë për protestë qytetarëve para objektit ku është EULEX kanë drejtuar rektori i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë Rade Grbiq, student prorektor Nemanja Bishevaç dhe drejtori I Qendrës Klinike spitalore në Mitrovicë Milan Ivanoviq.

"Presim që studentët tanë do të jenë me ne që njëzëri dhe së bashku të shprehim pakënaqësinë tonë dhe mos pajtimin me vendimet jo civilizuese dhe planet e paralajmëruara të Prishtinës", tha Bishevac. 

Grbiq ka theksuar se paralajmërimet e Prishtinës për aneksim të veriut në Mitrovicë ka nxitur shqetësim në Universitet, tek studentët dhe prindërit. 

Ivanoviq ka paralajmëruar vazhdimin e luftës për të mbrojtur të drejtat e njeriut si dhe të drejtën për shërim. "Protesta në Mitrovicë është luftë për jetë dhe do të vazhdojmë të luftojmë kundër dhunës së shqiptarëve, hegjemonisë, tentimit të privimit të drejtave, shuarjen e institucioneve të Serbisë, pastrimin etnik të kësaj hapësire dhe marrjes së veriut të Mitrovicës ku jetojnë serbët", ka thënë Ivanoviq. 

Kohë më parë Kuvendi Komunal në Mitrovicë në jug me iniciativë të kryetarit Bahtiri pas dorëheqjes së kreut të Mitrovicës veri, organizoi peticion për bashkimin e Mitrovicës. 

Komuna e Mitrovicës very dhe Mitrovica jug janë themeluar me planin e Ahtisarit për Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...