Bahtiri: Trepçës do t`i kthehet nami i dikurshëm

Mitrovica

Bahtiri: Trepçës do t`i kthehet nami i dikurshëm

Nga: A.M. Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:44
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka mirëpritur votimin pro të draft-statutit të “Trepçës”,  nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ndërmarrje i hap mundësi të reja zhvillimore Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.

Postimi i plotë:

Me miratimin e mbrëmshëm të Statutit të "Trepçës" si shoqëri aksionare nga Kuvendi i Kosovës, kjo ndërmarrje i hap mundësi të reja zhvillimore Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.

Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për këtë vendim të duhur dhe ministrin e MZhE-së, Valdrin Lluka, i cili ka dhënë një kontribut të madh për gjigantin ekonomik të Kosovës.

Prej ardhjes time në Kosovë në vitin 2013, se bashku me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, e kemi pasur prioritet kryesor të punës tonë ngritjen e "Trepçës", e cila nga sot e tutje do të filloj fazën zhvillimore dhe kthimin e namit të dikurshëm, sepse tash mundësohet regjistrimi i saj si Shoqëri Aksionare, kompletimi i Bordit Mbikqyrës, zgjedhja dhe emërimi i Bordit Menaxhues dhe kryesorja që është fillimi i investimeve.

Urime minatorë!

Urime Mitrovicë!

Urime Kosovë!

AB

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat