Rakiq pretendon se serbët e Kosovës u kërcënuan sonte nga Agim Bahtiri

Mitrovica

Rakiq pretendon se serbët e Kosovës u kërcënuan sonte nga Agim Bahtiri

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 00:33
Goran Rakiq

Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se populli serb në Kosovë ka pranuar me shqetësim të madh deklaratat e fundit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha sonte se ‘nëse preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë’.

Këto deklarata, Rakiq i ka quajtur kërcënime ndaj serbëve të Kosovës.

“Unë pres që KFOR-i dhe EULEX-i në përputhje me mandatet e tyre, të rrisin gatishmërinë dhe veprimin parandalues në mënyrë që të mos destabilizohet paqja dhe siguria e qytetarëve, sepse kërcënime të tilla janë të rrezikshme për paqen në këtë kohë kur tensionet janë të larta”, ka deklaruar Rakiq.

Tutje, ai ka shtuar se këto deklarata mund të pengojnë në mënyrë të pakthyeshme stabilitetin që përfaqësuesit serb e kanë ndërtuar. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat