Haradinaj tregon nëse do të ketë destabilizim të gjendjes në veri - Bota Sot
Haradinaj tregon nëse do të ketë destabilizim të gjendjes në veri

Mitrovica

Haradinaj tregon nëse do të ketë destabilizim të gjendjes në veri

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Mitrovicë

Pas deklarimeve të kreut të Mitrovicës, Agim Bahriti, se nëse ndahet Mitrovica, do të ketë luftë që nuk është parë deri më tash, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se tashmë janë mësuar me deklarimet e tilla të Bahtirit dhe se nuk sheh tendenca të destabilizimit të gjendjes në veri.

“Të vetmin rrezik që e shoh janë planet për tregti me territor. Tek akterët e brendshëm nuk shoh rrezik. Trepça është aty, është e të gjithëve, u jepet mundësi edhe minoriteteve", ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga rezervat e shtetit, 50 mijë euro për Aritë Sylejmanin, e cila ka nevojë për shërim jashtë vendit.

Gjithashtu sot është kualifikuar investitori i parë strategjik, ku qeveria ka marrë vendim për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues Sowi Kosovo L.L.C.

Ekzekutivi ka miratuar edhe propozim-vendimin për të kërkuar nga presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Punëve të Brendshme për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për heqjen graduale të kontrolleve në kufirin e përbashkët.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka votuar në favor të nismës për aderimin e vendit tonë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...