Institucionet serbe vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë: Takohen kryetarët e 5 qarqeve në Mitrovicë

Mitrovica

Institucionet serbe vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë: Takohen kryetarët e 5 qarqeve në Mitrovicë

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:10
Pamje nga takimi i serbëve në Mitrovicë

Kryetarët e qarqeve në takimin e sotshëm të mbajtur në Mitrovicë kanë dënuar të gjithë individët dhe organizatat politike që çështjen e Kosovës dhe pozitën e popullit serb në krahinë tentojnë ta keqpërdorin në luftën ditore politike, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Drejtuesit e administratës së qarqeve nga Kosova sot në Mitrovicë kanë mbajtur takim rreth situatës politike dhe të sigurisë ku kanë shprehu shqetësimin në aktet radikale të Prishtinës si janë taksat në mallrat e Serbisë, thirrjen për bashkimin me dhunë të Mitrovicës dhe rrëmbimin e Trepçës që kanë ndikim në klimën shoqërore dhe jetën e përditshme të popullit serb.

Në kumtesën nga ky takim thuhet se uniteti politik i popullit serb bë Kosovë në këtë moment është përgjigja më e fortë në serinë e provokimeve të Prishtinës dhe që është e nevojshme të parandalohet përpjekja që me jo unitetin e krijuar të dobësohet vullneti dhe kapaciteti i popullit  për kundër veprim ndaj presioneve të fuqishme.

Kryetarët kanë dënuar individët dhe partitë politike që çështjen e Kosovës dhe pozitën e popullit serb tentojnë ta keqpërdorin në politika ditore, siç është vlerësuar mënyra e vetme që të sigurohet ekzistenca e popullit tonë është trajtimi i kësaj çështje si prioritet shtetëror dhe kombëtar.

Në takim iu dha mbështetje politikës kombëtare të Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ata shprehën bindje se Vuçiq në kuadër të fushatës  “Ardhmëria e Serbisë” do të ketë mundësi të vizitoj edhe ndonjë nga qarqet në Kosovë, sepse qytetarët e kësaj hapësire asgjë nuk i forcon në besimin ndaj Serbisë se fakti se Serbia është e pranishme në këto hapësira

Në takim morën pjesë kryetarët e qarkut të Pejës Vinko Radosavljeviq, kryetari qarkut të Kosovës Srgjan Petkoviç, kryetari i qarkut Anamoraves Radovan Stojkoviç, nkryetari i qarkut të Mitrovicës Vaso Jeliq dhe i qarkut të Prizrenit Jovica Buduriç.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat