“Trepça’ nuk guxon të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve në Bruksel”

Mitrovica

“Trepça’ nuk guxon të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve në Bruksel”

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:11
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Mitrovices, Agim Bahtiri ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ku kanë diskutuar rreth deklaratës së  zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se “ne kundërshtojmë fuqishëm këtë deklaratë, pasi që tema mbi 'Trepçën' nuk guxon të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve në Bruksel, sepse ajo është e minatorëve dhe përbën një pasuri kombëtare”

Postimi i plotë:

Me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Trepçës, Shyqyri Sadiku, diskutuam lidhur me deklarimet e fundit të zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq, e cila ka thënë se çështja e 'Trepçës' duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, edhe përkundër faktit që Kuvendi i Republikës së Kosovës para pak ditësh ka votuar statutin e ri për 'Trepçën'.

Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë deklaratë, pasi që tema mbi 'Trepçën' nuk guxon të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve në Bruksel, sepse ajo është e minatorëve dhe përbën një pasuri kombëtare. Andaj një diskutimi i tillë do të cenonte direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ishte dakordim i përbashkët i yni se Maja Kocijançiq duhet të tërheq qëndrimin e saj për çështjen e 'Trepçës' përmes një deklarate. Në ty kundërtën Sindikata e Pavarur e Minatorëve të 'Trepçës' shumë shpejt do të organizoj protesta para zyrave të BE-së në Prishtinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat