Agim Bahtiri e rrok çiftelinë pasi i ngec peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Mitrovica

Agim Bahtiri e rrok çiftelinë pasi i ngec peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:06
Agim Bahtiri

Pak orë pasi u raportua se si Komisioni Parlamentar nuk ia shqyrtoi peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Agim Bahtiri ia krisi këngës.

Kreu i Mitrovicës së Jugut u pa duke i rënë çiftelisë e duke kënduar së bashku me disa persona të tjerë në dhomën e një shtëpie.

Ai në një lidhje direkte në llogarinë e tij në Facebook u pa në qejf, teksa argëtohej me miq.

Bahtirit duket se nuk i ka bërë përshtypje lajmi për peticionin.

Gati një muaj më parë, Bahtiri deponoi në Kuvend peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të veriut, por i njëjti ende nuk është trajtuar në Komisionin për Peticione në Kuvend.

Anëtarë të këtij komisioni thonë se kjo çështje tejkalon kapacitetet e komisionit, meqë është temë më serioze sesa kaq.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat