Policia e Kosovës dhe KFOR-i dërgojnë dhurata për fëmijët në Mitrovicë - Bota Sot
Policia e Kosovës dhe KFOR-i dërgojnë dhurata për fëmijët në Mitrovicë

Mitrovica

Policia e Kosovës dhe KFOR-i dërgojnë dhurata për fëmijët në Mitrovicë

Nga: F. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:59
Donacioni në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë zhvilluar një aktivitet të përbashkët ku u dorëzua një donacioni në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

Ky aktivitet u zhvilluar me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pjesë e këtij donacioni janë lodra dhe gjësende tjera për nxënësit e kësaj qendre të cilat janë dhuruar nga KFOR-i amerikan.

Image

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni ishte i pranishëm Kolonel Roy Macaraeg, komandant i Brigadës Lindore Multinacionale edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Bahtiri vlerësoi lart ndihmën e dhuruar nga KFOR-i duke thënë se “një shoqëri e mirë dhe funksionale duhet t’i kthejë sytë nga këta fëmijë dhe këta fëmijë janë të veçantë për ne”.

Ndërsa koloneli Macaraeg tha se KFOR-i është këtu për të siguruar një jetë më të mirë dhe më të lehtë për popullin e Kosovës si dhe për këta fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...