Kërkohet paraburgim për ish-kryeshefin e një ndërmarrje publike në Mitrovicë - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për ish-kryeshefin e një ndërmarrje publike në Mitrovicë

Mitrovica

Kërkohet paraburgim për ish-kryeshefin e një ndërmarrje publike në Mitrovicë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin S.T, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, pas një hetimi dhe bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, ditën e mërkurë me datën 13 shkurt është ndaluar S.T, ish-kryeshef i një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që në periudhën kohore 2015-2018, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë, i dyshuari S.T, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllimin që të përfitojë dobi pasurore për vete apo personat e tjerë, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar në formë të akontacioneve (paradhënieve), për vete shumën prej 35,337.00 euro, ndërkaq për punëtorët e tjerë (dëshmitarët) shumën në vlerë prej 82,663.00 euro. Me këto veprime i dyshuari S.T, dyshohet që i ka shkaktuar dëm kompanisë rajonale komunale një dëm në vlerë të tërësishme prej 118,913.18 €, me çfarë dyshohet që me veprimet e tij ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK”, thuhet në komunik atë.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...