Deklarata e Pavarësisë vendoset edhe në Mitrovicë - Bota Sot
Deklarata e Pavarësisë vendoset edhe në Mitrovicë

Mitrovica

Deklarata e Pavarësisë vendoset edhe në Mitrovicë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:25
Deklarata e Pavarësisë vendoset edhe në Mitrovicë

Deklarata e Pavarësisë në formë të monumentit e përcjellë në mënyrë ceremoniale nga Policia e Kosovës, është vendosur sot rreth orës 10:30 në sheshin ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Tafil Peci, tha se sipas protokollit shtetëror është vendosur që Deklarata e Pavarësisë të ndahet vetëm në qytete të mëdha të vendit, në këtë rast edhe në qytetin e Mitrovicës.

Sipas tij, kjo Deklaratë në këtë dizajn do të qëndrojë 48 orë në sheshin ‘Isa Boletini’, ndërsa më pas do të ruhet në një ambient të mbyllur ku qytetarët e interesuar do të kenë mundësinë ta vizitojnë. Ai potencoi se edhe në të ardhmen për festat e Pavarësisë, secilin vit do të ketë dizajne të ndryshme, të cilat do të vendosen kështu ngjashëm.

Peci: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës do të ruhet për qytetarët

“Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë është vendosur që të ndahen Deklarata vetëm në qytete të mëdha, në këtë rast edhe në Mitrovicë. Është do të thotë Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e cila është bërë në këtë dizajn dhe do të vendoset 48 orë në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës. Pas 48 orëve do të vendoset në një ambient të brendshëm për shkak që do të ruhet si një vepër, monument, ku do të kenë mundësi vizitorët me pa edhe herëve tjera…Vitin e kaluar ka qenë ‘Kosova 10’ një dizajn pikërisht para këtij monumenti, këtë vit është një dizajn ndryshe në bazë të protokollit, kështu që çdo vit do të ketë dizajne të ndryshme, të cilat do të vendosen kështu”, ka thënë Peci.

Ndryshe, Deklarata të tilla të Pavarësisë janë nisur sot nga kryeqyteti edhe në qendrat tjera kryesore të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...