Mitrovicë: Përkujtohen dëshmorët Adem Trepça dhe Bislim Trepça

Mitrovica

Mitrovicë: Përkujtohen dëshmorët Adem Trepça dhe Bislim Trepça

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:36
Mitrovicë

Sot në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, u mbajt akademi përkujtimore, me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Adem Trepça dhe Bislim Trepça.

“Sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar dëshmorët të cilët dhanë gjakun e tyre për të shtrenjtën liri. Këta trima por edhe shumë të tjerë që nuk janë në mesin tonë, meritojnë respektin më të madhe dhe duhet të përkulemi para tyre, sepse ishin këta heronj që morën pushkën për t’i dalë zot atdheut dhe për të na e sjellë lirinë tonë. Falë gjakut të dëshmorëve por edhe të miqve tanë ndërkombëtarë ne sot  e kemi një shtet të pavarur, një liri të cilën më parë se kishim, andaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar për të mirën e vendit dhe për të dërguar në vend amanetin e dëshmorëve”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka shtuar se Mitrovica është ndarë padrejtësisht por shumë shpejtë do të bashkohet në një qytet të vetëm.

Në këtë akademi fjalën e mori edhe historiani, Miftar Kurti, i cili në fjalën e tij shtoi  se meqë jemi në prag të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duhet ta dimë se pa gjakun e dëshmorëve nuk do të kishim as lirinë e as pavarësinë, prandaj dëshmorët janë nderi dhe krenaria e atdheut.

Në lagjen “Trepçali”, është bërë zbulimi i lapidarit për këta dy dëshmorë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat