Në jug festë, në veri zhgënjim dhe dëshpërim - Bota Sot
Në jug festë, në veri zhgënjim dhe dëshpërim

Mitrovica

Në jug festë, në veri zhgënjim dhe dëshpërim

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:06
Mitrovicë

Derisa shumica e qytetarëve në jug të Mitrovicës po festojnë 11 vjetorin e pavarësisë, në veri të Mitrovicës ishte ditë e zakonshme dhe pa atmosferë festive.

Shqiptarët e asaj pjese thanë se atje sot nuk ndjehet fryma e pavarësisë dhe në vend të festës ka vetëm zhgënjim e dëshpërim.

Adem Mripa, banor i Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur se në atë pjesë akoma nuk ndjehet fryma e pavarësisë së vendit. Sipas tij, shqiptarët e veriut në raste të festave, dalin në jug për të festuar.

Mripa: Në veri nuk ndjehet fryma e Pavarësisë

“Ne shqiptarët në veri nuk e ndjejmë frymën e pavarësisë dhe të shtetësisë sepse ende jemi nën diktatin e rebelëve dhe të atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe pavarësisë së saj…Kur ka ndonjë festë kryesisht dalim në jug në mesin e bashkatdhetarëve dhe të afërmeve tanë…Jemi të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, sepse pak ka pasur interesim për neve shqiptarëve në veri”, ka thënë Mripa.

Petrit Myftari, poashtu banor i veriut të Mitrovicës, tha se në atë pjesë nuk ndjehet frymë festive dhe nuk festohet pavarësia. Ai ka kritikuar institucionet se nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët e veriut, derisa potencoi se në vend të festës ndjen zhgënjim dhe dëshpërim.

Myftari: Nuk ndjehet dora e shtetit tek banorët shqiptarë në veri

“Nuk festohet, nuk ndjehet era e pavarësisë në veriun e Kosovës…Institucionet qendrore nuk kanë bërë aspak për shqiptarët në veri dhe jemi të zhgënjyer totalisht…Sigurisht që ndjejmë zhgënjim dhe dëshpërim pasi që nuk ndjehet dora e shtetit tek banorët shqiptarë në veri”, theksoi Myftari.

Edhe Artan Mustafa, ka konfirmuar se që 11 vite asnjëherë nuk është festuar pavarësia në veri.

Mustafa: S’ka pasur kurrë festë

“Hajgare je duke bërë.. S’ka pasur kurrë deri sot festë atje. ..Tregon realiteti, dil 20 hapa më andej dhe e sheh, është gjë që shihet”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...