Bahtiri viziton fshatrat shqiptare të Leposaviqit, garanton bashkimin e Mitrovicës këtë vit

Mitrovica

Bahtiri viziton fshatrat shqiptare të Leposaviqit, garanton bashkimin e Mitrovicës këtë vit

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, përveç aktiviteteve tjera për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka vizituar sot tre fshatrat e thella shqiptare të komunës së Leposaviqit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë homazhe para varrit të heroit Kadri Bistrica në fshatin Bistricë, ku ka vendosur edhe flamurin kombëtar e shtetëror.

Bahtiri: Kemi vendosur flamurin kombëtar e shtetëror në Leposaviq

 “Sot është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe posaçërisht të Mitrovicës… Jemi duke bërë aktivitete të ngjeshura për ditën e sotme të cilat i kemi paraparë… Nuk jemi ndalur vetëm në Mitrovicë, por kemi shkuar deri në Leposaviq duke nderuar dhe respektuar edhe heroin tonë Kadri Bistricën…Te varri i Kadri Bistricës kemi vendosur flamurin kombëtar, por edhe shtetëror të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahtiri.

Sa i përket nismës së tij për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, ai ka përsëritur premtimin e tij, duke u shprehur shumë i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë sivjet.

Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë sivjet

 “Janë procese që duhet të ecin dhe unë po ju garantoj të gjithëve pavarësisht nëse dikush e dëshiron apo jo, por bashkimi i qytetit do të jetë deri atje ku isha unë sot, në ato tre fshatra Koshtovë, Bistricë dhe Cerajë… Kjo do të ndodhë sivjet”, potencoi Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat