Policia jep detaje për shpërthimin në Mitrovicë

Mitrovica

Policia jep detaje për shpërthimin në Mitrovicë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 07:45
Mitrovicë

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur në shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.

Hoti ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar.

“Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet as caku i sulmit dhe as kryerësit siç tha ai, të këtij akti kriminal, pasi që hetimi është na fazat fillestare.

***

Një bombë ka shpërthyer sot herët në mëngjes në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të kp bëjnë të ditur se pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut.

Image

Mësohet se nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ që ka qenë i parkuar aty afër.

Image

Deri tani nuk dihet autori dhe motivi i këtij incidenti, ndërsa Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat