Në Mitrovicë së shpejti do të ndërtohet parku energjetik me vlerë prej 169 milionë euro - Bota Sot
Në Mitrovicë së shpejti do të ndërtohet parku energjetik me vlerë prej 169 milionë euro

Mitrovica

Në Mitrovicë së shpejti do të ndërtohet parku energjetik me vlerë prej 169 milionë euro

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga takimi

Sot është mbajtur takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, me ç’rast janë shqyrtuar kërkesat e dy investitorëve strategjikë dhe njoftimi për kompletimin e dokumenteve.

Në këtë takim i udhëhequr nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Në këtë takim është formuar Grupi Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të aplikuesit, pjesë e të cilit është zgjedhur edhe Komuna jonë, respektivisht drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka.

Me këtë rast kryetari Bahtiri bën të ditur se projektet zhvillimore për qytetin e Mitrovicës po vazhdojnë edhe në këtë vit, ku do të kemi investime qindra milionëshe në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij projekti në qytetin e Mitrovicës do të ndërtohet parku energjetik ku do të prodhohen 105 MW energji elektrike përmes 30 turbinave me erë. Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” planifikohet të bëhet në shifrën prej 169 milionë euro dhe do të jetë më i madhi i bërë që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative.

Ministri Shala bëri të ditur se investitori i parë strategjik i ka përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional, që u themelua sot me vendim të grupit ndërministror. Ai po ashtu tha se fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...