Bahtiri: Haradinaj ta marrë seriozisht peticionin për bashkimin e Mitrovicës - Bota Sot
Bahtiri: Haradinaj ta marrë seriozisht peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri: Haradinaj ta marrë seriozisht peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:59
Agim Bahtiri

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, sot ia ka dorëzuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, me gjithsej 16.594 nënshkrime.

Duke i bërë thirrje kryeministrit që këtë peticion ta merr me shumë seriozitet, Bahtiri tha se kjo iniciativë ka gjetur përkrahjen edhe presidentit Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli  dhe liderëve tjerë.

Ai u shpreh se mitrovicasit janë të zhgënjyer me ndarjen e qytetit të tyre, andaj presin një vendim të shpejtë nga Kuvendi i Kosovës.

Bahiri: Presim vendim të shpejtë për bashkim të Mitrovicës

“Po presim që vendimi, i cili do të merret të jetë sa më i shpejtë për arsye se ne qytetarët e Mitrovicës jemi bukur shumë të zhgënjyer mbi proceset mbi të cilat ka kaluar kaq gjatë dhe nuk procedohet në Kuvendin e Kosovës. Kjo kërkesë e qytetarëve te Mitrovicës. Pushteti lokal që ka qenë për ndarje t'i kthehet një herë statusi i mëparshëm Mitrovicës për arsye se tani pjesën e veriut e udhëheqin strukturat paralele dhe ne si shtet i Kosovës nuk guxojmë me i lënë këto dhe në kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që sa më parë të procedon në Kuvend dhe të shohim se cilët janë ata deputet që nuk do të votojnë këtë iniciativë. Mjaft më me këto përplasje brenda Kuvendit dhe institucioneve po të bëhemi bashkë për të mirë të qytetarëve", u shpreh Bahtiri.

Pas takimit me presidentin Thaçi,  Bahtiri po ashtu tha se këtë peticion me mbi 16 mijë nënshkrime do t’ua dorëzojë edhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

I pari i Mitrovicës ia ka bërë me dije kryeministrit dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal se Mitrovica është e bashkuar, dhe sa më shpejt në mënyrë administrative të shfuqizohet vendimi për këtë qytet.

Bahitiri: I bëj thirrje kryeministrit ta merr me seriozitet peticionin

"Ai e ka përkrahur jo vetëm presidenti por në përjashtim të kryeministrit të gjithë liderët... Po dhe kjo nuk ka koment një padrejtësi ne nuk po kërkojmë as më shumë as më pak një padrejtësi që iu është bërë qytetarëve të Mitrovicës dhe me atë vendim që e kanë marrë atë kohë e kanë dëmtuar qytetin e Mitrovicës. Nga këtu i bëj ftesë kryeministrit që ta merr më me seriozitet se nuk ka këtu të bëjë me asnjë pa seriozitet këtu dhe mos të më detyrojnë me shkua më tutje, por le të shkojnë në mënyrë procedurale, në mënyrë normale, njerëzore, ligjore që kjo të kryhet njëherë e përgjithmonë", ka deklaruar i pari i Mitrovicës.

Kujtojmë që ditë më parë, kryetari  i Mitrovicës, Agim Bahtiri peticionin për bashkimin e Mitrovicës ia ka dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Peticioni për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Kjo ministri, në mendimin e publikuar rreth kësaj çështjeje, ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.

Bahtiri ia dorëzon Presidentit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin qytetit të Mitrovicës, me gjithsej 16594 nënshkrime.

Pas dorëzimit të peticionit, i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se ka kërkuar nga Presidenti që të merr iniciativë dhe peticionin t'ia dorëzoj Kuvendit, ndërsa sa më parë të merret një vendim pasi që qytetarët e Mitrovicës janë të zhgënjyer me këtë padrejtësi që po u bëhet me ndarje të qytetit.

Bahtiri u shpreh se këtë peticion e kanë përkrahur edhe Presidenti, kryetari i Kuvendit dhe liderët tjerë përveç kryeministrit.

Ai i kërkoi kryeministri Haradinaj që këtë peticion ta trajtojë me seriozitet..

 "Po ia bëjë me dije edhe kryeministrit që Mitrovica është e bashkuar dhe do jetë fuqishëm e bashkuar dhe sa më shpejt të shfuqizohet vendimi i mëparshëm", tha ai.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri peticionin ua ka dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Theksojmë se dorëzimi i peticionit te Presidenti u bë pa praninë e mediave.

***

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Peticioni është nënshkruar nga 16,594 qytetarëve.

“Nga presidenti Thaçi kërkohet mbështetja e tij për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...