Një delegacion nga Japonia vizitojnë Fabrikën e Këpurdhave “Hirano Mushroom” në Gushavc

Mitrovica

Një delegacion nga Japonia vizitojnë Fabrikën e Këpurdhave “Hirano Mushroom” në Gushavc

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:08
Vizita

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Fabrikës së Këpurdhave “Hirano Mushroom” në Gushavc, Hasan Lahu, kanë pritur në ambientet e fabrikës Ministren e Shtetit të Punëve të Jashtme të Japonisë,Toshiko Abe, sekretarin e ministres, Tetsuo Kitada, përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë për Kosovë, Kazuyuki Takeuchi si dhe këshilltarin e tij  Tatsuro Hayashi.

Drejtori i Kompanisë “Hirano Mushroom”, Hasan Lahu, i ka njoftuar mysafirët me historikun e fabrikës, fillimin e punës, prodhimin qe po bëhet aty dhe për eksportin në shtetet e Evropës.

Ai i njoftoi delegacionin nga Japonia se fabrika “Hirano Mushroom” është prodhuesi i vetëm i kërpudhave ekzotike shiitake në Evropën Lindore, të cilët janë të përkushtuar për të sjellë kërpudha me cilësi të lartë në tregjet evropiane, aziatike dhe të Shteteve të Bashkuara.

Drejtori i Fabrikës Lahu po ashtu tha se “Hirano Mushroom” fillmisht nisi si një kompani prodhimi në shkallë të vogël, e specializuar në botën e kërpudhave, por që tani kanë arritur në një importues / eksportues të njohur të kërpudhave të freskëta egzotike dhe të përpunuara për të gjithë tregun evropian.

“Numri i degëve tona rritet vazhdimisht, gjë që na mundëson që të shpërndahemi në mbarë Evropën. Produkti ynë përbëhet nga vetëm kërpudhat më të mira të cilësisë nga shtëpia në dy lloje: shiitake dhe kërpudha të egra pyjore. Përpunimi i produkteve tona u është besuar kultivuesve të specializuar”, tha ndër të tjerash drejtori i Fabrikës “Hirano Mushroom”,  Lahu.

Delegacioni nga Japonia i vizituan të gjitha repartet e fabrikës, me ç’rast janë befasuar për të mirë, si me prodhimin që panë, ashtu edhe me teknologjinë më bashkëkohore japoneze, pastaj edhe me punën që po bëhet aty.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falenderoi ministren e Japonisë dhe bashkëpunëtorët e saj për realizimin e vizitës së tyrë në qytetin e Mitrovicës dhe në Fabrikën e Këpurdhave “Hirano Mushroom”.

Kryetari Bahtiri u tha të pranishmëve se është i impresionuar me teknologjinë dhe punën e kompanive nga Japonia dhe Koreja Jugore, me disa prej të cilave shumë të njohura kishte edhe marrëveshje të suksesshme bashkëpunimi.

“Falë lidhjeve të mira e korrekte afariste me kompanitë japoneze, kam arritur që këtu në Mitrovicë të sjell Kompaninë e njohur për prodhimin e kërpudhave “Hirano Mushroom”, e cila me sukses ka filluar prodhimin. Shpresoj se do të sjellim edhe kompani të tjera të njohura për të investuar në Mitrovicë e Kosovë. Ardhja juaj na ka nderuar dhe bashkëpunimi i komunës së Mitrovicës me Japoninë është i frytshëm, shpresoj që të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, para se të ndahej nga mysafirët japonez, i dhuroi Ikegami fotografinë e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe atë të qytetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat