Zbulimi ‘i madh’ i Agim Bahtirit: Nëse ndahet Mitrovica, pezullohet Ballkani - Bota Sot
Zbulimi ‘i madh’ i Agim Bahtirit: Nëse ndahet Mitrovica, pezullohet Ballkani

Mitrovica

Zbulimi ‘i madh’ i Agim Bahtirit: Nëse ndahet Mitrovica, pezullohet Ballkani

Më: 2 mars 2019 Në ora: 00:07
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka folur rreth mundësisë së ndarjes së qytetit të Mitrovicës, pas deklaratave të fundit për mundësin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai në fillim të emisionit “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se plani për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është i atillë që përcakton Lumin ‘Ibër’ si kufirin kryesor mes dy vendeve.

“Plani i tyre është që Mitovica të ndahet me këtë lumin Ibër. Me këtë lum Ibër të ndahet shteti i Kosovës me atë të Serbisë. Dhe plani është shumë i qartë. Ndërkohë edhe në Bruksel që kam negociuar ka qenë, kufijtë administrativ të komunave.“– ka thënë ai.

Por më vonë derisa po ecte sheshit të Mitrovicës së Jugut, Bahtiri ka zbuluar se në rast se ndodhë ndarja ashtu siç po pretendohet atëherë ka thënë se me këtë do të bëhet edhe pezullimi i Ballkanit.

“Po ju them, në qoftë se ndahet Mitrovica si shtete, qysh po pretendohet në lumin ‘Ibër’, besoni që Ballkani do të pezullohet, mbajeni mend.” – ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...