Kryesia e Degës së LDK në Mitrovicë zgjerohet me katër anëtarë të rinj - Bota Sot
Kryesia e Degës së LDK në Mitrovicë zgjerohet me katër anëtarë të rinj

Mitrovica

Kryesia e Degës së LDK në Mitrovicë zgjerohet me katër anëtarë të rinj

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:07
LDK

Pa dashur që të replikohet me individ  hipokrit që duan të minojnë punën e Degës së LDK-së, por të të cilët  i kanë dezinformuar disa mjete të informimit për zhvillimet në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, njoftojmë opinionin e gjerë se  tekstet e botuara në këto mjete nuk përkojnë me realitetin.

Është shpifje dhe dezinformatë e kulluar se kinse kryetari Kamberi ka propozuar kandidatin Hysni Syla për nënkryetar të Degës së LDK-së në Mitrovicë. I lartpërmenduri është emëruar zëdhënës i Degës së LDK-së me mbështetjen  e pjesës dërrmuese të anëtarëve të pranishëm të Kryesisë.

Në të vërtetë, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë, ka mbajtur të premten në mbrëmje mbledhjen e rregullt, në të cilën nga kryetari i Degës, Safet Kamberi,  janë informuar  rreth aktualitetit politik në Komunë dhe në Kosovë.

Po ashtu, kryetari Kamberi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë edhe me angazhimin e grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës, duke theksuar se ata janë të përkushtuar që të kontribuojnë maksimalisht në të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës.

Në këta mbledhja, janë zgjedhur edhe katër anëtarë të rinj të Kryesisë së Degës. Nga 21 anëtarë të Kryesisë të pranishëm, për kanë votuat 15 sish, ndërsa që gjashtë të tjerë nuk janë deklaruar fare.

Qëllimi i zgjerimit të Kryesisë me anëtarë të rinj, sipas kryetarit Kamberi, ishte forcimi i këtij organi me anëtarë të devotshëm e me kontribute të jashtëzakonshme në parti,  në mënyrë që Dega e LDK-së në Mitrovicë jetë në nivelin e detyrave që kërkohen nga anëtarësia e gjerë dhe qytetarët e Mitrovicës.

Kështu, anëtar i Kryesisë u zgjodh intelektuali dhe mjeku i dalluar Dr Kujtim Prekazi, pinjoll i një familje intelektuale e atdhetare,me respekt të jashtëzakonshëm në Mitrovicë e më gjerë. Po ashtu, anëtar i Kryesisë u zgjodhe edhe kandidati më i votuar i Degës së LDK-së në Komunën e Mitrovicës tash e disa vjet, Fahri Uka. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe dy veprimtarët tjerë të dalluar të LDK-së në Mitrovicë që nga themelimi i e saj e deri sot, me kontribute të jashtëzakonshme, Osman Hasani e Ramadan Ademi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...