Mitrovica do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarësisë - Bota Sot
Mitrovica do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarësisë

Mitrovica

Mitrovica do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarësisë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Sot bëhet lansimi i programit financiar për inovacion dhe ndërmarrësi për financimin e bizneseve fillestare – “Start-up”.

Sipas njoftimit, ky program i mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

 Gjithashtu, do të bëhet edhe nënshkrimi  i marrëveshjes për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.

 Përveç ministrit Besim Beqaj, pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Financave, Bedri Hamza

Ngjarja mbahet në Universitetin e Mitrovicës, duke filluar nga ora 11:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...