Rifillojnë punimet në tunelin e Mitrovicës

Mitrovica

Rifillojnë punimet në tunelin e Mitrovicës

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:06
Foto

“Ju informojmë se si pasojë e vjetërsisë së madhe të tij, është parë nevoja për punë shtesë në katërfishimin e izolimit, që ky tunel të mos përballet më asnjëherë me probleme, pas përfundimit të rinovimit të tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përkundër përpjekjeve, me qëllim që punët të kryhen me cilësinë më të mirë të mundshme, ka qenë e pamundur të punohet në temperatura të ulta.

 “Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të mos pengojnë zhvillimin e punimeve këtu. Protestat si formë e shprehjes së pakënaqësive janë e drejtë e garantuar me ligj, por kërkojmë nga partitë politike të mos përdorin qytetarët për interesa të ngushta partiake”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria njofton se sanimi i tunelit të Mitrovicës është dashur të ndodhë tash e sa vite, meqë gjendja e tij është jo e mirë për 50 vite, prandaj ka pasur arsye të mjaftueshme të protestohet gjatë gjithë kësaj kohe, duke kërkuar rregullimin e tij.
 

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat