Agim Bahtiri: Jam kryetari më i mirë në Kosovë

Mitrovica

Agim Bahtiri: Jam kryetari më i mirë në Kosovë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:50
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se mendon që është kryetari më i mirë nga të gjithë në Kosovë.

Sipas Bahtirit, këtë e dëshmojnë rezultatet e punës së tij.

Ai thotë se ka pasur plane në Mitrovicë për kontrabandë e vrasje, por falë punës së tij ka arritur t’i eliminojë këto dukuri negative.

“Mendoj, shumë mendoj që jam kryetari ma i mirë në Kosovë. Rezultatet tregojnë. Cdo punë ën Mitrovicë është bërë me duar të pastra dhe të palodhshme. Ka rënie masive të krimit. Së shpejti do të jemi qyteti më i qetë. Kjo s’ka qenë e lehtë. Ka pasur plane që atje të ketë kontrabanda e vrasje, por unë i kam larguar këto dukuri negative. Mitrovica nuk e ka pasur asnjë të vrarë në Mitrovicë”, ka thënë Bahtiri  Tv Dukagjini.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat