Rrëzohet edhe një punëtor ndërtimi, lëndon edhe kalimtaren mbi të cilën ra

Mitrovica

Rrëzohet edhe një punëtor ndërtimi, lëndon edhe kalimtaren mbi të cilën ra

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën.

Rreth orës 08:30 një punëtor i një kompanie gjersa ishte në skele duke punuar është rrëzuar dhe ka rënë mbi një vajzë, e cila në ato momente ka qenë duke kaluar andej pari.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka thënë se edhe punëtori edhe vajza aktualisht janë në spitalin e Mitrovicës ku po i nënshtrohen një operacioni.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat