Një shkollë kundërshton SBASHK-un, të shtunën mbahet mësim - Bota Sot
Një shkollë kundërshton SBASHK-un, të shtunën mbahet mësim

Mitrovica

Një shkollë kundërshton SBASHK-un, të shtunën mbahet mësim

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

SBASHK gjatë ditës së sotme njoftoi se nesër nuk do të mbahet mësim zëvendësues për orët e humbura nga greva. Mirëpo, këtë vendim e kanë kundërshtuar drejtoria e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Drejtoria e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë u ka bërë thirrje nxënësve që ta vijojnë mësimin gjatë ditës së shtunë.

Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ky njoftim është i bazuar në vendimin e MASHT-it për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna.

Njoftimi i plotë:

Me vendimin e MASHT për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna,ne si Institucion edukativo-arsimor në bazë të vendimit të MASHT i bëjmë thirrje nxënësve tanë që:

Nesër e Shtunë, me datë 09.03.2019 të vinë me orar të rregullt të ditës së Hënë.

Me respekt Drejtoria e Shkollës.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit kanë mbajtur grevë tre javëshe, kjo me kërkesë të rritjes së koeficientit deri në 3%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...