Mitrovicasi bie nga 11 metra në vendin e punës, Inspektorati i Punës shtrinë autoritetin në veri

Mitrovica

Mitrovicasi bie nga 11 metra në vendin e punës, Inspektorati i Punës shtrinë autoritetin në veri

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në mesditë ka ndodhur një aksident në vendin e punës në Mitrovicën e veriut, ku është lënduar një shqiptar nga pjesa jugore e qytetit derisa po punonte atje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në sheshin “Car Llazar”, në vend-punishten e investitorit “RAD 028” me pronar Radule Steviq, ku Veriu.info i ka siguruar fotot e vendit të aksidentit.

Media mëson se i aksidentuari që pësoj lëndime trupore është 54 vjeçari S. Beqiri nga fshati Zhabar i Mitrovicës.

“Inspektori i Punës i Ministrisë së Punës që vepron në rajonin e Mitrovicës ka dalë në vendin e ngjarjes, duke e shtrirë autoritetin edhe në këtë pjesë problematike të Kosovës, por që nuk ka arritur të kontaktoj me subejtin juridik P.P “RAD 028 me pronar Radule Steviq, pasi qe ky subjekt – pronari nuk është lajmëruar as në stacionin e Policisë së Kosovës në Komunën e Mitrovices së Veriut”, bën të ditur burimi i Veriu.info.

Siç mësohet shkaku i lëndimit në punë është rënia e punëtorit shqiptar nga lartësia prej 11 metra, ku investitori nuk i ka ndërmarrë masat mbrojtëse në vendin e punës, duke mos vendosur skelete në punishten të cilën ka qenë duke punuar i lënduari.

Gjatë inspektimit Inspektorati i Punës të Ministrisë së Punës ka qenë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të Stacionit të Veriut, ku prezent ishin policët Zh. K. dhe N. I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat