ShME "Hasan Prishtina" e Mitrovicës" fituese e "Kuizit të Diturisë - Mitrovica 2019", ku morën pjesë shkollat ekonomike nga i gjithë vendi

Mitrovica

ShME "Hasan Prishtina" e Mitrovicës" fituese e "Kuizit të Diturisë - Mitrovica 2019", ku morën pjesë shkollat ekonomike nga i gjithë vendi

Nga: F.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:28
Mitrovicë

Sot në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Rexhep Mitrovica” është mbajtë kuizi i ditursë në lëminë e ekonomisë me titull "Kuizi i Diturisë - Mitrovica 2019".

Në këtë kuiz morën pjesë: Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”nga Mitrovica që ishtë edhe nikoqire e këtij kuizi, pastaj Shkolla e Mesme Ekonomike “Hoxhe Kadri Prishtina” nga Prishtina, ”Faik Konica" –Ferizaj, ”Kadri Kusari” nga Gjakova, ”Ymer Prizreni “ nga Prizreni dhe Kolegji “ Univerzumi” nga Prishtina.

Fillimisht shkollat u ndanë në dy grupe. Pas një gare të fortë në finale u kualifikuan Mitrovica , Prizreni dhe Gjakova dhe ne fund të garës nxënësit e Shkollës Ekonomike "Hasan Prishtina" nga Mitrovica, u treguan më të përgatiturit dhe pa asnjë gabim përfunduan me meritë në vendin e parë.

Vlen te theksohet se Kolegji "Univrzum" ndau bursa për të gjithë ata që u treguan më të suksesshëm  në këtë kuiz.

Image

Vendi i parë përfiton 70% zbritje për tri vite, i dyti 50% ndërsa i treti 40%. Shkollën Ekonomike të Mitrovicës e përfaqësuan nxënësit : Rilinda Uka, Diar Hoti dhe Erblin Smajli.

Për pregatitjen e këtyre nxënësve në drejtimin profesional ndihmuan profesorët : Dëshira Mustafa, Myrvete Zejnullahu, Syzana Abdurrahmani, Vezire Topalli , Shqipe Miftari, Sevdije Bekteshi dhe Florije Berisha, kurse anën teknike e pergatitën Fevzi Selmani dhe Burim Rrustemi.

Koordinatorja e këtij evenimenti Dëshira Mustafa shpreh mllefin e saj duke thënë së ndjehet e zhgënjyer nga injorimi e DKA-së sepse si thotë ajo ne i kemi ftuar të gjithë, po ashtu edhe mediat po askush nuk gjeti kohë të ishte prezent në një vend ku morën pjesë shkolla nga e gjithë Kosova!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat