Ambulanca në Kçiq të Madh është e domosdoshme të bëhet Qendër e Mjekësisë familjare – Brenda muajit ka mbi 500 pacientë - Bota Sot
Ambulanca në Kçiq të Madh është e domosdoshme të bëhet Qendër e Mjekësisë familjare – Brenda muajit ka mbi 500 pacientë

Mitrovica

Ambulanca në Kçiq të Madh është e domosdoshme të bëhet Qendër e Mjekësisë familjare – Brenda muajit ka mbi 500 pacientë

Nga: F.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:25
Ambulanca në Kçiq të Madh është e domosdoshme të bëhet Qendër e Mjekësisë familjare – Brenda muajit ka mbi 500 pacientë

Lokaliteti më i madh jo vetëm në Mitrovicë mbase ne gjithë vendin (jo vetëm për nga shtrirja gjeografike por edhe numri i banorëve- 8-10 mijë banorë)- Kçiqi i Madh ka vetëm ambulancë, ndonëse nevojat, kërkesat janë që ajo të shndërrohet në Qendrës të Mjekësisë familjare, kërkesë kjo e dërguar kohë më parë në Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë.

Në ambulancën e Kçiqit që ndodhet pranë objektit shkollor  në qendër të fshatit, aktualisht shërbime ofrojnë një mjeke dhe një teknike, ndërkohë që javën e shkuar për shkak të fluksit të konsiderueshëm dhe punëve është sjell edhe një motër tjetër medicionale.

Mjekja e praktikës së përgjithshme që punon në ambulancë Mimoza Pllana ka theksuar se kanë numër të konsiderueshëm të pacientëve, mirëpo dita e hënë është dita kur numri i personave që kërkojnë kontroll, udhëzim apo këshillë mjekësore shkon deri në 70 raste të moshave dhe gjinive të ndryshme, përfshirë këtu të sëmurë kronikë, fëmijë etj.

Pacientët që kërkojnë shërbime në këtë ambulancë shprehen me fjalë miradie për stafin që punon këtu, përkatësisht doktoreshën Mimoza dhe tekniken Jehona Beka, ndonëse ankohen se përballen me telashe në orët e pasdites, kur kanë terapi dhe kanë injeksione, pasi këtu punohet vetëm deri në ora 14.00.

Kohë më parë disa aktivistë nga lokaliteti së bashku me kryetarin e këshillit të fshatit Tefik Uka, kanë dorëzuar në Drejtorinë e Shëndetësisë kërkesën që ambulance të shndërrohet në Qendër të Mjekësisë Familjare si dhe për zgjatjen e orarit të punës, duke u nisur nga fakti se lokaliteti ka rreth 10 mijë banorë dhe shpesh iu duhet për një injeksion, kontroll apo konsultë të shkojnë në qytet, posaçërisht në orët e pasdites

Sipas mjekës Pllana, dita më e ngarkuar  e punës është dita e hënë, kur numri i personave që kërkojnë shërbim shkon shpesh mbi 70, ndërkohë që brenda muajit mesatarja e personave që iu ofrohet ndihmë dhe kontroll është mbi 500.

Ajo shprehet se në kushtet që ka ambulanca iu ofrohen shërbime solide të gjithë personave që vijnë në këtë objekt, ndërkohë që sikurse në secilin institucion shëndetësor, edhe këtu ka nevojë për personal shtesë, zgjatje orari dhe ofrim të kushteve edhe më të mira për qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...